Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore ka njoftuar se influencerët shqiptarë nuk kanë deklaruar rreh 33 mln fitime të padeklaruara nga rrjetet sociale.
Autoriteti njofton se drejtoria e Hetimit ka nisur hetim ndaj 100 individëve dhe subjekteve për të ardhurat që kanë fituar në Tiktok, Youtube, Facebook, Instagram etj.
“Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, thotë drejtoria e Tatimeve.
Tiktok ishte platforma më fitimprurëse për influencerët shqiptarë, jo vetëm nga reklamat, por edhe nga dhuratat e ndjekësve aty, që më pas këmbehen në para.
Përfshirja e tyre në regjimin tatimor u miratua në paketën fiskale të vitit 2023, pas konfirmimit se rrjetet sociale ishin një burim serioz të ardhurash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.