Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lajmëruar bizneset që nuk përdorin më kasat fiskale pas zgjidhjes softwerike të cërtifikuar për lëshimin e faturave të Fiskalizimit duhet t’i ç’instalojnë.
Sipas DPT-së, ky është një detyrim ligjor i bizneseve.
Për këtë qëllim, subjekti tatimpagues njofton organin tatimor zyrtarisht në rrugë shkresore apo elektronike nëpërmjet plotësimit të një kërkese të përpiluar vetë nga tatimpaguesi, ku thekson se ka implementuar një zgjidhje softwar-ike të certifikuar dhe kërkon të kryejë çregjistrimin e pajisjeve fiskale që nuk i përdor më. Kërkesa shoqërohet me të dhënat identifikuese të zgjidhjes software-ike në përdorim ose kopje e kontratës së instalimit dhe mirëmbajtjes nga shoqëria e zgjidhjes softwar-ike.
Pas miratimit të kërkesës nga ana e Administratës Tatimore, shoqëria e autorizuar kryen ç-çregjistrimin e pajisjes fiskale dhe ruan memorien fiskale të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.