Drejtësia

Task Forca për krimet zgjedhore / Prokurorët e SPAK në terren në çdo qark, Altin Dumani në Tiranë

Gazeta Si – Një ditë pasi publikoi planin e masave për strategjinë kundër krimit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, SPAK ka përzjedhur prokurorët që do të drejtojnë Task Forcën në çdo qark në cilësinë e një koordinatori.

Në krye të kësaj Task-Force do të qëndrojë kryeprokurori Altin Dumani, ndërsa për kryeqytetin janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i seksionit kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, Klodian Braho e së bashku me ta edhe Dumani.

Grupi hetimor përbëhet nga një Strukturë Qendrore dhe grupet hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës parazgjedhore, shkurt 2025, deri në muajin maj 2025.

Të gjitha këta prokurorë gjatë periudhës 3-mujore do marrin takime dhe zhvillojnë mbledhje me Drejtorin dhe strukturat policore të qarkut, ku kanë emëruar si koordinatorë special.

Struktura Qendrore do të drejtohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës.

Lista e prokurorëve për çdo qark

Altin Dumani në Tiranë

Adnan Xholi në Tiranë

Klodian Braho në Tiranë

Arben Kraja në Gjirokastër

Ols Dado në Elbasan

Dritan Prençi në Shkodër

Anita Jella në Kukës

Behar Dibra në Berat

Ervin Kondili në Durrës

Doloreza Musabelliu në Fier

Sotir Kllapi në Fier

Ervin Gokaj në Dibër

Vladimir Mara në Korçë

Elida Kaçkini në Vlorë

Bledar Maksuti në Vlorë

Manjola Kajana në Vlorë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë