Teknologji dhe Inovacion

Tashmë në metaverse do të ketë edhe bebe

Fëmijët virtualë që luajnë me ju, ju përqafojnë dhe qeshin me mimikat tuaja.
Këta pasardhës të gjeneruar nga kompjuteri do të ekzistojnë vetëm në botën digjitale të njohur si “metaverse”.
Ato nuk do të kushtojnë pothuajse asgjë për t’u paraqitur, pasi do të kërkojnë burime minimale, sipas Catriona Campbell, një eksperte e inteligjencës artificiale.
Në librin e saj të ri, “AI by Design: A Plan For Living With Artificial Intelligence”, ajo argumenton se shqetësimet rreth mbipopullimit do ta shtyjnë shoqërinë të përqafojnë fëmijët digjitalë.

Catriona Campbell.

Ajo i përshkruan ata si ‘brezi i Tamagotchi’ – një referencë për kafshët shtëpiake digjitale që u bënë jashtëzakonisht të njohura në fund të viteve 1990 dhe 2000.

“Fëmijët virtualë mund të duken thjesht imagjinatë, por brenda 50 viteve teknologjia do të ketë avancuar në atë masë sa që foshnjat që ekzistojnë në metaverse të jenë të padallueshme nga ato në botën reale”, shkruan ajo.


Campbell beson se njerëzit një ditë do të jenë në gjendje të përdorin doreza të teknologjisë së lartë që janë në gjendje të japin ndjesi fizike.

Eksperti i inteligjencës artificiale tha se fëmijët virtualë ka të ngjarë të kenë fytyra dhe trupa real. Falë makinerive të avancuara foshnjat vituale, do të jenë në gjendje të njohin dhe t’u përgjigjen prindërve të tyre me ndihmën e analizës së zërit dhe gjurmimit të fytyrës.
Ajo tha se prindërit do të jenë në gjendje të ndër veprojnë me ta në mjedise digjitale si parku, pishina apo dhoma e ndenjes.
Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të zgjedhin se sa shpejt do të rriten fëmijët. Ata mund të ndajnë biseda dhe të dëgjojnë qeshjen e një fëmije.

Burimi:Daily Mail/Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë