Futboll

Tashmë edhe zyrtare, Milan emëron Taren si Drejtorin Sportiv në Milanello

AC Milan zyrtarizoi emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv. Ai do të raportojë direkt te Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Giorgio Furlani. I lindur në Vlorë (Shqipëri) më 25 Korrik 1973, Tare ka një eksperiencë të zgjeruar në futbollin profesionist italian. Ai luajti për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazio-n. Pasi mbylli karrierën si futbollist, ai tregoi cilësitë e tij si një drejtues ekzekutiv në rolin e Drejtorit Sportiv të S.S. Lazio për më shumë se 15 vite. Gjatë kohës që ai mbajti këtë pozicion, klubi kryeqytetas fitoi tre herë Kupën e Italisë dhe tre herë Superkupën në Apenine.

Giorgio Furlani u shpreh për mediat: “Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Tare-n në familjen ‘Rossoneri’. Ai është njeriu i duhur për një fillim të ri: kompetencat, përkushtimi dhe vlerat e forta, kombinuar me njohuritë e thelluara të futbollit italian dhe vizionin ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e rradhës në historinë e klub. Kjo nëpërmjet zhvillimit të një projekti sportive ambicioz.”

Igli Tare do të komentonte: “Të jesh pjesë e një klubi si AC Milan është burim i një krenarie të pamatë dhe përgjegjësi e madhe. Falenderoj klubin që më besoi një rol të tillë pasi njeh përkushtimin dhe dëshirën time për të qënë i suksesshëm: Tërë eksperienca ime do të jetë në shërbim të këtij klubi të jashtëzakonshëm që ka si objektiv të kthehet në majën e futbollit italian dhe evropian.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë