Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se tarifat janë një “gjë e mrekullueshme” mes rënies së tregjeve të aksioneve në mbarë botën.
“Ne kemi deficite të mëdha financiare me Kinën, Bashkimin Evropian dhe shumë të tjerë. E vetmja mënyrë për ta kuruar këtë problem është me TARIFA, të cilat tani po sjellin dhjetëra miliarda dollarë në SHBA. Ato tashmë janë në fuqi dhe janë një gjë e bukur për t’u parë”, shkroi Trump në Truth Social.
“Deficiti me këto vende është rritur gjatë presidencës së përgjumur Joe Biden. Ne do ta kthejmë atë dhe shpejt”, deklaroi presidenti amerikan.
“Një ditë njerëzit do të kuptojnë se tarifat, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një gjë shumë e bukur”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.