Treg

Tarifa e Trump fundos tregjet europiane të makinave. Mercedes-Benz bie me 6%

Pas lajmit se makinat që do të importohen në SHBA do të tarifohen me 25%, kompanitë e automjeteve në Europë reflektuan ndikimet e para.

Indeksi i Automobilëve në Europë ra me 2.8%. Stellantis, prodhuesi i makinave Jeep, dhe Mercedez Benz ranë me pothuajse 6% dhe Porsche me 5.4%. BMW përjetoi një rëie prej 4,3% dhe Volkswagen me 3.5%.

Vitin e shkuar, SHBA ishte blerësi kryesor i prodhimeve europiane, ku makinat ishin produktet kryesore. Në 2024-n tregtia e makinave nga Europa në SHBA arriti në 102 mld euro.

Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se BE po shqyrton zgjidhje dhe negociata, duke mbrojtuar interesat ekonomike.

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA, një lëvizje që kërcënon të zgjerojë luftën tregtare globale.

Tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill, dita e “çlirimit të Amerikës” siç e përcaktoi presidenti, kur do të vendosen detyrime reciproke edhe ndaj 15 vendeve.

Për manjatin, masa do të shërbejë për të stimuluar prodhimin vendas, por rrezikon të rëndojë financat e prodhuesve të makinave që varen nga zinxhirët e furnizimit global dhe të rezultojë në kosto më të larta për konsumatorët amerikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë