Futboll

Tare me ide të qarta: Duam të rinj të perspetkivës, moment jo i mirë për futbollin

Gazeta Si – Igli Tare, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe drejtori sportiv i Lacios, i ka idetë të qarta për atë çfarë duhet bërë për të ardhmen.

“Po jetojmë në një moment jo të mirë për futbollin në nivelin botëror dhe europian. Për pasojë edhe ne përpiqemi ta mbajmë lart nivelin e skuadrës dhe të jemi të kujdesshëm me shpenzimet. Para së gjithash, duam të marrim lojtarë të rinj, me përspektivë për ttë ardhmen.

Igli Tare, drejtor sportiv i Lacios. Gazeta Si, 21 shkurt 2023

Duhet koha e nevojshme pastaj për t’i rritur këta të rinj”, – ka theksuar Igli Tare gjatë prezantimit zyrtar të Luka Pelegrinit, blerjes së bërë nga Lacio ditën e fundit të merkatos.

Tare njihet në fakt për ‘peshkimin’ e të rinjve, të cilët më pas bëhen objektiva merkatoje edhe nga klubet më të mëdha europiane. Për këtë arsye drejtuesi shqiptar është gjithmonë i kërkuar nga këto klube, por deri tani nuk ka lëvizur nga Lacio.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë