Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes, ashtu sikurse edhe Sergej Milinkovic-Savic. Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, për Sky Sport ka deklaruar se në klubin e tyre, për serbin nuk ka mbërritur asnjë ofertë. “Jemi takuar me Veronën sepse Kumbulla na intereson, mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme. Jemi takuar të enjten, por është ende shumë herët për të folur – ka thënë drejtori sportiv bardhekaltër -. Ne nuk kemi në plan ta mbyllim menjëherë tratativën. Milinkovic? Nuk kanë ardhur oferta. Nuk kemi nevojë të ikë: nëse do të ketë ndonjë ofertë të rëndësishme për të e për ne do të flasim”.
Për Kumbullën, Lotito ka vendosur në tavolinë 20 milionë e kartonin e dy të rinjve: tratativa, përjashto ndonjë përmbysje në minutat e fundit, duket se është në fazën përfundimtare. Ndërkohë, ka ardhur firma për Gonzalo Escalante, që nuk ka rinovuar kontratën me Eibar e ka zgjedhur të jetë një lojtar i ri bardhekaltër. Në ditët e ardhshme mesfushori argjentinas do të zbarkojë në kryeqytet për të kryer vizitat mjekësore e me shumë mundësi të nisë stërvitjen me grupin, për të përshpejtuar procesin e integrimit.
“Ne kemi treguar në vite se mbajmë lojtarët më të mirë në përpjekje për të krijuar një skuadër në perspektivë, por jemi të vetëdijshëm se të shkosh në Champions do të thotë tjetër kualitet, për këtë duhet të jemi të aftë ti bëjmë hapat me radhë – ka vazhduar Tare për mikrofonët e Sky Sport -. Në fillim të marrim kualifikimin e pastaj të vlerësojmë situatën me trajnerin. Për të gjithë tani Lazio është një pikëmbërritje e jo nisje e kjo do të thotë se duhet të jemi të aftë të ruajmë këtë nivel”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




