Futboll

Tare dhe Sarri një ‘bashkëjetesë’ e vështirë, vazhdojnë fërkimet

Gazeta Si – Lacio po përpiqet të paraqitet me një skuadër në lartësinë e duhur sezonin e ri. Duhen përforcime, nuk ka diskutim. Trajneri Mauricio Sarri e di mirë çfarë duhet dhe ia ka kaluar topin drejtorit sportiv, Igli Tare.

Të dy në fakt nuk kanë një marrëdhënie të mirë. Janë përplasur shpesh në lidhje me merkaton, sidomos kohët e fundit. ‘Bashkëjetesa’ mes Sarrit dhe Tares duket gjithmonë e më e komplikuar.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios. Gazeta Si, 29 qershor 2022

“Në futbollin modern, të kesh një organikë të kompletuar është e pamundur. Një vit është Liga e Kombeve, një vit Europiani dhe një vit Botërori. Zakonisht, në grumbullim ke 10 lojtarë nga ekipi i parë dhe 10 nga të rinjtë.

Të tjerët vijnë më pas. Do të ishte mirë t’i kesh të gjithë që në fillim, por nuk mund ta bëjë thuajse askush këtë gjë”, – ka thënë trajneri i Lacios për ‘Sky’.

Lacio ka afruar Markos Antonio, një lojtar i ri që Sarri e vlerëson, por duhet të ambientohet: “Është shumë i ri dhe ka luajtur dy vjet në Champions. Mendoj se do të na ndihmojë”.

Problem mbetet porta dhe këtu Sarri nuk i ka kryesuer shigjetat për drejtorin sportiv Tare: “Ky është një problem i drejtorit sportiv dhe klubit. Të shohim se cilin do të zgjedhin në fund. Unë atë që kisha për të thënë, e kam thënë”.

Te Lacio po vuajnë jo pak për të gjetur pasardhësin e Tomas Strakoshës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë