Futboll

Tare-Allegri për Milan-in e ri

Milan duket se po ecën përpara me zgjedhjen e Drejtorit Sportiv pasi ka caktuar edhe takimin Final me kandidatët favoritë. Në javët e fundit u duk se Igli Tare mbeti në hije por klubi e ka mbajtur atë në pozicionin e parë dhe në 48 orët e ardhshme ai do të takohet me Giorgio Furlani-n për të diskutuar se si e sheh ai Milan-in e ri. Takim deçiziv me grupit dhe një kandidati të suksesshëm në Itali, që di si ta ndërtojë atë.

Milan në stërvitje

Për më tepër që është kandidati i vetëm me emrin e një traineri që do të donte të punonte me të. Duke i dhënë klubit një ide se si do të veprojë me procesin e rindërtimit. Bëhet fjalë për Massimiliano Allegri’n që ka të njëjtën histori – suksesin. Italiani ka fituar pothuajse kudo që ka drejtuar dhe duke e njohur më herët ambjentin kuqezi, mund të jetë njeriu perfekt për ti rivendosur gjërat në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë