Teknologji dhe Inovacion

Tani komentin e preferuar në postimin tuaj në Instagram mund ta shpërndani në InstaStory

Instagram po eksperimenton me një opsion të ri me të cilin përdoruesit mund të shpërndajnë komentet e preferuara nga fotot ose Reels e tyre  në InstaStory.

Kjo vjen pasi kompania dëshiron tu lehtësojë përdoruesve shpërndarjen e komenteve interesante. “Po testojmë mundësinë që llogaritë publike të shpërndajnë komentet e fotove ose Reels që kanë postuar drejt e në InstaStory. Kjo do t’i ndihmojë që të theksojnë komentet e rëndësishme ose interesante nga përdoruesit që komentojnë në postimin e tyre”, ka thënë Adam Mosseri, drejtori i Instagram.

Përdoruesit që janë pjesë e testimit do të lëvizin majtas një koment dhe do të kenë opsionin “Add to story”.

Komenti i bashkangjitet postimit origjinal që do të shfaqet në InstaStory. Afati i lançimit të këtij opsioni nuk dihet ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë