Nga ëmbëlsirat te picat, një sërë makinash shitëse të çuditshme dhe të mrekullueshme janë krijuar vitet e fundit. Shkencëtarët kanë krijuar një makinë për hamburgera, e cila do t’i shërbejë ata në gjashtë minuta për vetëm 6,99 dollarë. Zhvilluesit e saj e përshkruajnë makinën shitëse si një “restorant në miniaturë” dhe thonë se ajo ndjek një proces të ngjashëm me atë që kuzhinierët përdorin për të gatuar hamburger në restorantet tradicionale.
“RoboBurger është si të kesh një kuzhinier personal për 6 minuta, i cili i kushton gjithë vëmendjen e tij përgatitjes së hamburgerit tuaj, me qoften e pjekur në skarë, një simite krokante dhe të freskët,” thanë ata.


Makina përdor inteligjencën artificiale për të gatuar hamburgerë të personalizuar, duke përdorur një proces me pesë hapa.
“RoboBurger është një kuzhinë artificialisht inteligjente, vetë-operuese dhe e krijuar për të përfshirë të gjitha proceset e një restoranti”, shpjeguan zhvilluesit e tij.
Pjesa e përparme e makinës shitëse përmban një ekran me prekje, ku klientët mund të zgjedhin përbërësit që duan të konsumojnë.
“Roboti është i pajisur me një kuzhinë komplekse, në miniaturë, e përbërë nga një sistem ftohjeje për të mbajtur përbërësit të freskët, një tigan për të gatuar dhe një sistem pjatalarëse për të lejuar pajisjen të pastrohet vetë”, thanë ata.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



