Ana e errët

Tani droga denoncohet edhe tek komisariati dixhital

Vitin e fundit gazeta “Si” po raporton shpesh për shpërndarjen e drograve në kryeqytet dhe në qytetet e tjera. Bazuar në dosje hetimore e arrestime të shumta shpërndarësish apo të rinjsh që konstatohen si përdorues më doza të papërfillshme. “Aksioni më I fundit antidrogë u inicua nga një mesazh në komisariatin digjital”  tha burimi pranë policisë qëndrore. Në mesazh shkruhej “tek lokali i B.., mbrapa TEG-ut shitet drogë,  kokainë dhe hashash.”

Policia  shpërndau agjentët në rrugën e Vilave , të cilët sipas instruksioneve morën urdhër të kontrollonin në cdo tavolinë klientët por edhe në banak.

“ Në tavolinën ku ishin ulur A.L, A.Y, B.V , E,C, dhe E.gj mbi tavolinë kishte letër alumini ku ishte mbështjellë hashash. Edhe në tavolinën tjetër  klienti D.S hodhi në tokë disa sende , dhe rreth 0.5  metër u gjet një cigare hashash” pohon burimi I antidrogës për gazetën “Si”. Nga kontrolli I ushtruar në vijim në cantën e administratorit të fshehur në banak u gjetën gjithashtu cigare hashashi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë