Nuk ka simptoma, por Paulo Dybala nuk e ka fituar ende betejën me Covid-19. Sulmuesi i Juventusit ka rezultuar sërish pozitiv edhe në tamponin e katërt, siç raportohet nga “El Chiringuito Tv”. Argjentinasi rezultoi pozitiv me coronavirus më 21 mars së bashku me të fejuarën e tij, Oriana Sabatini. “La Joya” ka afro 40 ditë që qëndron në karantinë në shtëpinë e tij në Torino në pritje që të shërohet plotësisht por testet vijojnë të mos i japin dritën jeshile.
Dyzet ditë, vetëm për të kuptuar se sa “i pabesë” është ky virus .Disa ditë më parë, Dybala konfirmoi se ndihej mirë dhe se ka nisur stërvitjen e lehtë, por testet treguan të kundërtën. Covid-19 mbetet sërish në trupin e tij pavarësisht se argjentinasi nuk ka asnjë simptomë, shërimi i plotë kërkon ende kohë.
Një rast ky që prish jo pak punë edhe te Juventusi, duke qenë se argjentinasi është një pikë kyçe e skuadrës, por edhe sepse do i duhej të qëndronte në karantinë për të paktën edhe 15 ditë të tjera, ku në këtë mënyrë do të vendoste në alarm edhe planet për të rifilluar stërvitjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




