Futboll

Talenti i Shqipërisë U-21/ Omar Imeri drejt kalimit te Fenerbahçe

Talenti  i Shqipërisë U-21, Omar Imeri është drejt transferimit në kampionatin turk, aty ku Fenerbahce e kërkon me ngulm. Sipas “Sportmedia.mk” 20­-vjeçari i Shkëndijës pritet të ndryshojë ekip pasi të dy klubet e kanë nisur kontaktet.

Objektivi i tetovarëve është që të përfitojë sa më shumë nga kartoni i Imerit. Kuqezinjtë kërkojnë 300 mijë euro, por Fenerbahce ofron vetëm 150 mijë euro, por transferimi duket shumë pranë, pavarësisht diferencave në kërkesë-ofertë.

Për 20-vjeçarin, i cili ka shënuar pesë gola në kampion këtë sezon, ky është sezoni i tretë si profesionist, pasi më parë ka luajtur edhe me Shkupin si i huazuar.

Omar Imeri bashkë me Shefit Shefitin është njëri prej dy futbollistëve të rinj të Shkëndijës që ishte grumbulluar me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë nga ana e trajnerit Alban Bushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë