Futboll

Talenti Endrik si Ronaldo, grumbullohet nga Brazili në moshën 17-vjeçare

Gazeta Si – Sulmuesi 17-vjeçar i Palmeiras, lojtari i ardhshëm i Real Madrid, do të veshë për herë të parë fanellën e Seleçaos. I fundit kaq i ri në moshë ka qenë Fenomeni në vitin 1993.

Ngjitja e Endrik vazhdon. Talenti brazilian që ka firmosur për Real Madrid, ka marrë ftesën për grumbullimin e parë me kombëtaren. Brazili do të luajë dy ndeshje, me Kolumbinë dhe Argjentinën, në kualifkueset për Kupën e Botës.

Trajneri i Seleçaos ka bërë publike sot listën e të grumbulluarve dhe aty figuron edhe emri i sulmuesit të ri të Palmeiras. Endrik, 17 vjeç, do të jetë më i riu në moshë që do të veshë fanellën e Brazilit që nga koha e Ronaldos në 1993-shin.

Lojtari i vitlindjes 2006 do të veshë fanellën e Realit duke nisur nga vera e 2024-ës. Madrilenët kanë blerë kartonin e Endrik për rreth 60 milionë euro, por ai mund të luajë për klubin spanjoll pasi të ketë mbushur 18 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë