Gazeta Si – Sindikata e taksistëve, ka zhvilluar një protestë para Kryeministrisë këtë të premte, ku kundërshtohet rritja e çmimit të naftës.
Ata kërkojnë uljen e çmimit dhe heqjen e akcizës për naftën. “Për shkak të rritjes së çmimit të naftës jemi të ngremë çmimin për shërbimet e taksisë”, u shprehën taksistët.
Sipas tyre, pas rritjes së çmimit, tarifat e shërbimit të tyre kanë mbetur të njëjta.
“Kjo është një protestë paqësore dhe kërkojmë të drejtat tona që nga viti 2009. Bashkia ka ca oligarkë me ca kompani fantazma. Prej pardje, deri më sot, taksisë i duhen 10 mijë lekë më shumë. Taksistët janë në zgripin e fundit. Paguajmë shumë taksa. Taksisti nuk faturon çmimin kemi taksimetër, zbatojnë taksimetër dhe janë totalisht të djegur. Përveç trafikut na u shtua edhe nafta. Shkresat që kemi çuar, kanë mbetur në vesh të shurdhër. Do të protestojmë në të gjithë vendin”, – theksuan ata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




