Ka ndodhur

Taksia del nga rruga në aksin Milot-Mamurras, humb jetën një grua

Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në askin e autostradës Milot-Mamurras, pranë mbikalimit të Sanxhakut.

Një mjet taksi, e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt.

Shoferi 40-vjeçar me iniciale L.D., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e taksisë dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë ka ndërruar jetë 56-vjeçarja P.Gj., e cila ishte pasagjere.

Po ashtu, janë dëmtuar shoferi i taksisë, një pasagjere 30-vjeçare dhe 2 fëmijë që ndodheshin në makinë. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdes mjekësor.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe shkak dyshohet se është pagjumësia.

Ky është aksidenti i 11 që ka ndodhur në harkun kohorë të 1 jave në rrugët e qarkut të Lezhës, me 3 viktima dhe 22 të plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë