Të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 53 miliardë lekë duke u rritur me 4.44%, krahasuar me vitin 2018. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat e energjisë. Taksa e energjisë, zinte 84.55% të të ardhurave në total, pasuar nga taksat e transportit 10.42%, taksat e ndotjes me 4.91% dhe taksat e burimeve natyrore me 0.11%.
Në vitin 2019 të ardhurat nga taksat mjedisore erdhën me rritje në krahasim me 2018, pavarësisht se gjenerimi i mbetjeve erdhi më rënie në të njëjtin vit.
Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2019, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 84.55%,
Gjatë vitit 2019, të ardhurat nga taksat e ndotjes janë rritur me 17.91%, ndërkohë që të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore janë rritur me 4.94%.
Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat nga taksat e transportit janë rritur me 4.21%, kurse të ardhurat nga taksat e energjisë janë rritur me 3.78%.
Në 2019, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është 3.16%, duke pësuar një rritje me 0.04 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018.
Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2019, përbëjnë 12.53% të të ardhurave tatimore gjithsej dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rritje me 0.33 pikë përqindje, krahasuar me 2018.
Në vitin 2019 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 13.0% ndaj sasisë gjithsej, nga 17.2% që ka qenë në 2018, duke shënuar një ulje me 4.2%.
Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane në vitin 2019 është 87.9%, duke shënuar rritje me 22.2%, krahasuar me vitin paraardhës.
Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2019 mbetjet organike përbëjnë rreth 58.4% të sasisë gjithsej të mbetjeve, kundrejt 61.2% që ky tregues ishte në vitin 2018.
Në vitin 2019 u ricikluan 18.7% e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18.5%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.