Analize

Takimi Rama-Tsipras, “një flluskë sapuni”

Marrëveshja historike mes Greqisë dhe Maqedonisë, duket se ka ringjallur shpresën për arritjen e një tjetër marrëveshjeje të rëndësishme në rajon, paktit detar midis Tiranës dhe Athinës, i cili pritej të finalizohej në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër. Edhe pse të gjithë kishin pritshmëri të mëdha, takimi dypalësh mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek, Alexis Tsipras nuk rezultoi të ishte asgjë më shumë se sa një "flluskë sapuni." Bisedimet erdhën pas një drame politike në Mbretërinë e Bashkuar, e cila duket se përcaktoi edhe atmosferën e përgjithshme të samitit. Mikëpritesja e samitit, Kryeministrja britanike, Theresa May dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shfaqën mjaft të tensionuara në daljet publike, ndërkohë që liderët e Ballkanit Perëndimor duket se u munduan ta ruanin entuziazmin deri në fund. Për Athinën, ishte hera e parë që një kryeministër grek ftohej të merrte pjesë në Procesin e Berlinit, një iniciativë e inauguruar nga Merkel në vitin 2014.  Kjo ftesë erdhi pak pas marrëveshjes së emrit me Maqedoninë, një iniciativë e parë nga Bashkimi Europian si një sinjal se Greqia do të angazhohet më seriozisht në stabilitetin e rajonit. Pas marrëveshjes me Kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev nuk ishin të pakët ata që prisinin ta shihnin Tsipras dhe Ramën të ulur në tavolinë, të gatshëm për të negociuar të gjitha çështjet që kanë penguar prej kohësh normalizimin e plotë të marrëdhhënive dypalëshe, duke filluar nga dekreti për heqjen e ligjit të luftës deri tek marrëveshja mbi çështjen e detit.

Mirëpo asnjë nga këto nuk ndodhi. Gjatë takimit, i cili zgjati vetëm 20 minuta, Rama dhe Tsipras diskutuan  në mënyrë të përgjithshme mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe ecurinë e negociatave mes dy vendeve, të cilat udhëhiqen nga ministrat e jashtëm, Bushati dhe Kotzias. Sipas deklaratës së Zyrës së Kryeministrit, dy krerët e shteteve kanë vlerësuar ecurinë e negociatave.  "Edhe pse ka ende një sërë çështjesh për t'u diskutuar, kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti", theksonte deklarata e Kryeministrit.

Merkel, May dhe liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë Samitit të Londrës/ 10 korrik, 2018

Por as Rama dhe as Tsipras nuk njoftuan se deri në çfarë pike kanë arritur negociatat, cilat janë çështjet që iu janë dhënë përparësi, dhe mbi të gjitha, nën çfarë rrethanash dhe kushtesh do të arrihet pakti detar mes dy vendeve, i konsideruar nga eskpertët si “thembra e Akilit”. Takimi me kreun e qeverisë shqiptare vjen në një kohë aspak të përshtatdshme për Alexis Tspipras, i cili është vënë me shpatulla pas murit nga opozita pas marrëveshjes për emrin me Maqedoninë dhe po sulmohet edhe më shumë mes frikës për një marrëveshje të mundshme me Shqipërinë. Pak para bisedimeve, Kryeministri shqiptar ka dhënë një intervistë për agjensinë ballkanike të lajmeve “IBNA”, duke theksuar ndër të tjera se Tirana zyrtare ishte në pritje të nënshkrimit të një marreveshjeje me Greqinë. Rama foli edhe për marrëveshjaen midis Greqisë dhe Maqedonisë, të cilën e konsideroi si një ogur të mirë edhe për vendin tonë.

I pyetur nëse priste një marrëveshje miqësie midis Shqipërisë dhe Greqisë, pas paktit të Athinës me Shkupin, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se: Zgjidhjet që kemi parë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zgjidhja midis Shqipërisë dhe Greqisë janë një tregues i qartë se ku ka vullnet, edhe ka një mënyrë.

Kryeministri Rama gjatë Samitit të Londrës/ 10 korrik, 2018

Megjjihatë Kryeministri grek duket se "bluante" të tjera gjëra në mendje. Gjatë daljeve në media, Tspiras u pyet kryesisht mbi marrëveshjen me Maqedoninë dhe miratimin e saj nga qeveria greke, ndërkohë që takimi me Kryeministrin shqiptar u la në harresë të plotë. Takimi i Londrës ishte përcaktuar si bileta e artë e dy vendeve fqinje për të nënshkruar marrëveshjen për kufirin detar.  Ajo duhet të ishte arritur në në muajin prill, por gjërat nuk ecën sipas planit dhe marrëveshja u shty për në muajt e verës. Por, as në Londër ndodhi një gjë e tillë, duke lënë kështu pezull një nga çëshjet që po mban peng marrëdhënit midis Shkupit dhe Athinës. Në fakt, negociatat për të arritur një marrëveshje të re për kufirin detar mes dy vendeve, filluan intensivisht gjatë vitit 2017, pasi Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë paktin e arritur në vitin 2010 midis Partisë Demokratike dhe qeverisë së atëhershme greke, por ato u quajtën thjesht  "konsultime", pasi Presidenti Ilir Meta nuk kishte dhënë ende autorizimin zyrtar. Porr, edhe pas një sërë takimesh me dy ministrave të jashtëm në dy vendeve, marrëveshja duket se ka mbetur sërish në vend. Vetëm para pak kohësh, Kotzias i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të hapë dyert për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në një intervistë me mediat perëndimore, kreu i diplomacisë greke theksonte ndër të tjera edhe faktorët që pengonin në arritjen e një marreveshjeje mbi kufirin detar, duke fajësuar opozitën në të dyja vendet, por edhe konfliktet e trashëguara.

Ditmor Bushati dheNikos Kotzias 

“Shikoni, ne kemi probleme 100-vjeçare me Shqipërinë. Për shembull, ne jemi ende në gjendje lufte. Jemi të dy anëtarë të NATO-s, kemi nënshkruar një pakt miqësie, por jemi ende gjendje lufte. Ne i kemi vëndosur të gjitha këto probleme në tavolinë. Kemi zgjidhur tashmë disa çështje të vogla, veçanërisht ato që ndihmojnë punëtorët ose emigrantët nga Shqipëria. Tani duhet të gjejmë zgjidhje për çështjet e mëdha- theksonte Kotzias- Unë mendoj se ne do ta zgjidhim çështjen e kufirit detar, për aq kohë sa partitë e opozitës në të dyja shtetet të mos fillojnë të reagojnë në mënyrë histerike.

Sipas ministrit të Jashtëm grek, partitë e opozitës tentojnë të nxisin paragjykimet që ekzistojnë në Greqi në lidhje me këtë çështje. Por edhe pse ishte përfolur ndryshe, as samiti i Londrës nuk ia doli të ulte në tavolinë Ramën dhe Tsipras. Nuk dihet nëse kjo situatë vjen nga mungesa e vullntetit të qeverisë greke ose asaj shqiptare, por një stanacion nuk është i zakonshëm në kohën kur pala greke ka punuar në kohë rekord për arritjen e marrëveshjes me Maqedoninë. Ashtu si shumë liderë të Ballkanit, edhe Kryeministri Rama la i zgjënjyer Londrën, për t'u kthyer sërish në Shqipëri pa asnjë marrëveshje në xhep dhe pa asnjë arritje konkrete nga takimi me homologun grek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë