Kosova

Takimi me Vuçiçin në Angli, Macron kërkon themelimin e Asociacionit

Nga Gazeta 'Si' - Presidenti francez, Emanuel Macron ka kërkuar hapa drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Macron ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të presidencës franceze, pas një takimi që Macron ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Samitin e 4-të të Komunitetit Politik Evropian në Blenheim të Mbretërisë së Bashkuar.

“Kreu i Shtetit i përsëriti presidentit Vuçiç gjithashtu mbështetjen e plotë të Francës për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidencës franceze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë