Biznes

Takimi me bizneset Shqipëri-Kosovë, Kurti: Të hiqen barrierat tarifore

Gjatë takimit midis bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria, kryeministri kosovar Albin Kurti ka kërkuar që të hiqen barrierat tarifore mes dy vendeve. Ai nënvizoi kërkoi gjithashtu që të ketë mbështetje në fushën e inovacionit.

“Të dy vendet tona kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme. Lidhshmëria jonë historike, kulturore  e gjuhësore janë nyje kryesore për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ne e dimë që ekonomia jonë është e ndikuar nga ekonomia e jashtme dhe kjo na bën që të tregohemi të kujdeshmëm, Vizioni dhe programet e dy qeverive është me rëndësi t’i përkthejmë në zbatime të rëndësishme.”

Kurti tha se eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë janë rritur me 257% dhe kjo është meritë e bizneseve tona, prodhuesve dhe eksportuesve.

“Tani është koha që dy shtetet të bëjnë më shumë, të kemi zotime për heqjen e të gjitha barrierave tarifore. Është thelbësore të mundësojmë lëvizjen e lirë të punëtorëve. Ne jemi zotuar që të gjitha barrierat do të hiqen për punëtorët që vijnë nga Shqipëria”, përfundoi fjalën e tij Kurti.

Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmendi bashkëpunimet midis dy vendeve në fushat ekonomike ndër vite.

“Aktet e përbashkëta me administratat tona doganore reduktojnë koston për bizneset e Kosovës që tranzitojnë përmes Shqipërisë. Besoj që marrëveshja për lehtësimin e tregtisë mes palëve do të bëjë lehtësimin e të gjithë procesit në doganë për hyrjen e dhe daljen e mallrave. Mallrat , fruta perime do të kenë lehtësim drastik, do të realizojmë atë që është kërkesë legjitime. Kemi bërë njohje reciproke të licencave të regjistrimeve doganore”, – tha Rama.

Ai përmendi gjithashtu dhe hapjen e zyrave të zhdoganimit për Kosovën në portet e Shqiëprisë. Uljen e nivelit të kontrollit në skanim në 10% nga 100%, kryeministri e përmend si një lehtësimpër bizneset, ndonëe barrierat tarifore ka ende punë për t’u bërë.

“Njohja reciproke e plumçave është një nga problemet që kemi pasur. Këtu janë udhëzuar agjencitë doganore që ta rregullojnë çështjen. Njohjen e ndërsjellë të certifikatave veritanare-fitosanitare. Mirë që kemi problem me BE që nuk ka integron delet tona, por që ne të mos integrojmë delet e njëri-tjetrit është pak e tepërt dhe natyrisht është edhe një burim humori. Por është më shumë një humor nga e keqja dhe këtë të keqe tani e kemi hequr këtë të keqe”, shtoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë