Nga Gazeta 'Si'-Emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE shpresonte për një rezultat më të mirë nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se gjendja e dialogut dhe situata e tensionuar në veri të Kosovës, do të jenë objektiv i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët amerikanë dhe evropian “për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”.
“Pas takimit të nivelit të lartë, iu drejtova ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se ka zhvilluar takim gjithashtu me drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e ka informuar për dialogun.
“Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.