Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar sot nga ish deputeti demokrat Ervin Salianji me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit.
Bardhi theksoi se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Sali Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.
Bardhi tha se PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.
“Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.
PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve”, tha Bardhi për Euronews.
I pyetur nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje.
“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë’, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



