Kosova

Takimi i dy majit / Lajçak dhe Kurti përgatiten deri në detaje

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Greqi.

Ai tha se ky takim është parapërgatitje për takimin e dy majit, të cilin Lajçaku e ka konsideruar si tejet të rëndësishëm.

“Java e kaluar nisi dhe përfundoi në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës. Në Vienë folëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin në rajon, gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Webster.

Në Bruksel, kam pasur një nga shkëmbimet e rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët e ndjekin rajonin nga afër dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe javën e përfundova në Greqinë me diell, ku mora pjesë në Forumin e përvitshëm të Ekonomisë në qytetin e vjetër të Delphi”, ka shkruar Lajçak ndërsa shton më tej se është takuar me Kurtin.

“Unë ia thashë të rejat e fundit ministrit të Jashtëm Nikos Dendias për dialogun, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë veçanërisht i rëndësishëm dhe krahasova shënimet me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach mbi situatën në rajon”, shkroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë