Bota

Takim SHBA-Ukrainë në 12 mars në Riad. Zelenski mbështet planin e riarmatimit të Europës

Gazeta Si – Presidenti ukrainas Voldymyr Zelenski, duke folur në samitin e BE-së, tha se ekipet ukrainase dhe amerikane “kanë filluar të punojnë përsëri” dhe ai shpreson që javën e ardhshme të dy shtetet do të kenë një “takim të rëndësishëm”.

Sipas korrespondentit të Shtëpisë së Bardhë të “Fox News”, takimi midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillohet të martën e javës së ardhshme në Arabinë Saudite në 12 mars.

“Rubio, Witkoff, Waltz shkojnë në Riad të martën për të takuar ukrainasit, përfshirë Yermak”, shkroi krahu i djathtë i Volodymyr Zelenskit, Jacqui Heinric në platformën “X”. Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov gjithashtu mund të shkojë në Riad, tha një zyrtari për AFP.

Ndërkohë, Zelenski ka mbështetur planin e riarmatimit të Europës përballë një agresioni të mundshëm rus, duke e cilësuar si një nismë të duhur.

“I mirëpres përpjekjet e Komisionit Evropian për të riarmatosur Evropën dhe plani evropian i riarmatimit është iniciativa e duhur. Fondet e mbrojtjes sipas këtij plani evropian duhet të forcojnë të gjitha pjesët e Evropës dhe unë kërkoj që një pjesë e konsiderueshme të ndahet për prodhimin e armëve në Ukrainë: aftësitë tona industriale janë më të shpejtat dhe më të rëndësishmet për kërcënimet aktuale të sigurisë”.

Po ashtu, më 11 mars, një takim do të mbahet në nivel të përfaqësuesve ushtarakë të vendeve “të gatshme” për të mbështetur Ukrainën.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Volodymyr Zelensky, i cili në Telegram raporton për takimin dypalësh që pati në Bruksel me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Falënderova Emmanuelin, – shkruan Zelenskin, – për pozicionin e tij të qartë në mbështetjen e Ukrainës dhe për nevojën për masa të reja dhe më serioze për të mbrojtur të gjithë Evropën, popujt tanë, institucionet tona dhe mënyrën tonë të jetesës evropiane. Ne diskutuam takimin që po përgatitet për 11 mars në nivel të përfaqësuesve ushtarakë të vendeve që janë të gatshme të bëjnë përpjekje më të mëdha për të garantuar sigurinë në kuadrin e përfundimit të luftës. Ne kemi koordinuar pozicionet dhe hapat e ardhshëm”.

“Ne kemi, – përfundon Zelenski, – një vizion absolutisht të qartë të përbashkët: paqja reale dhe e qëndrueshme është e mundur falë ndërveprimit midis Ukrainës, gjithë Evropës dhe Amerikës. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë