Politike

‘Takim alla 17 maj është ky?!’ Nga Bardhi, Noka, Gjekmarkaj, Boçi, Çupi, Mziu e Baçi, ftesa e Alibeajt që s’besohet në PD 

Nga Gazeta "Si" - Ndërsa Sali Berisha është përfshire në një fushatë takimesh me faktorë politikë por edhe pa faktor, me drejtues që kanë do vota por edhe pa asnjë, brenda grupit parlamentar të PD-së nuk ka paqe.

Ka një kakofoni qëndrimesh nga grupi “Alibeaj” në drejtim të rolit që duhet të ketë Sali Berisha në negociata, e në anën tjetër mosbesim të dukshëm të deputetëve “Rithemelues”.

E filloi Gazment Bardhi i mandatuari i grupit "Alibeajpër të biseduar me Edi Palokën i cili ndodhet deri në fundjavë në Ruanda të Afrikës.

Bardhi e cilësoi Berishën deputet të thjeshtë, Palokën deputet të “nderuar” por tha se nuk ulet në bisedime me kushte. Ai iu referua Flamur Nokës kur tha se Alibeaj e kishte refuzuar, porse i kërkonte publikisht të hiqte dorë nga padia. E pasoi Agron Gjekmarkaj kur ironizoi “valëvitjet” politike të Flamurit, duke i kërkuar të pranojë negociata pa kushte dhe histori të vjetra.

Për të kaluar tek një njoftim anonim i përcjellë për mediat nga i ashtuquajturi grupimi “Alibeaj” se nuk negociohet me Sali Beishën i shpallur “non grata:, por që ndryshe foli publikisht Dhurata Cupi kur tha se “non grata” do të diskutohet pas zgjedhjeve.

Për të vijuar me Xhelal Mziun që thotë publikisht se duhet dalë me një emër si opozitë, pa sqaruar konkretisht, e deri tek ftesa e stërmunduar e Luçiano Bocit për Gazmend Bardhin të cilin deri dje e akuzonte si përgjegjës politike për rezultatin në Elbasan.

Ai që u vuri vulën këto 24 orë debatit është Luan Baçi, ish-kryetari i PD-së së Fierit aktualisht deputet i radhitur me Berishën, (por i shkarkuar nga Alibeaj) për atë që realisht mendojnë mes vedi.

“E mbani mend besoj se çfarë nuk bënë Ali-Bash-Bardhet, për të penguar votën e demokratëve me daljen në bazë të doktor Berishës dhe kërkimin e rikthimit të votës!

Përjashtuan nga PD dhe grupi parlamentar 4 deputete të tjerë, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, ku edhe sot vazhdojne që emrat e tyre në parlament të figurojnë jashtë grupit parlamentar të PD, me këmbënguljen e Ali-Bash-Bardhëve...

Pezulluan edhe 15 deputet të tjerë...

Shkarkuan kryetare degësh, sekretar degësh, anëtarë të KK dhe anëtarë kryesie, kryetar dhe sekretar grup seksionesh,  që nuk ju binden urdhrit të tyre...

Dëmtuan sa munden në zgjedhjet lokale të 6 Marsit...

I mbyten me tym, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome demokratët...

Mbajnë akoma edhe sot te mbyllura me dryn zyrat në shumë degë të PD

Në Fier dhe në Mallakaster zyrat vazhdojnë të mbahen të mbyllura  strukturat drejtuese i bëjnë takimet në lokale...”, shkruan ndër radhë Baci, i cili më tej nënvizon:

“Çfarë do të bisedohet në këtë takim alla 17 Maj dhe ku do të ulen ?

PD ka institucione, këshilli kombëtar është institucioni me i lartë vendim marres midis dy kuvendeve dhe deputet janë të gjithë anëtarë të KK

Aty duhet të vijë Ali- Bash-Bardhi në KK, aty merren vendimet e qëndrueshme

Kaq e thjesht është...!

Të tjerat janë strategji të mbështetura edhe nga Rama,  për të fituar pak kohë Ali-Bash-Bardhet, që të vazhdojnë mbajtjen peng dhe dëmtimin e Partisë Demokratike!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë