Ish-shefja e grupit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për refuzimin e gazit amerikan.
Tahiri ka thënë se nuk është befasues ky vendim, siç e ka quajtur ajo, “antiamerikan”.
“Nuk është befasues vendimi antiamerikan i Qeverise aktuale për gazsjellësin. Antiamerikanizmi i VV dhe liderit te saj është manifestuar vazhdimisht. Ky është një zhvillim i rrezikshëm për interesat gjeostrategjike të Kosovës, të cilat duhet të jenë në linjë me perëndimin dhe pro-amerikane”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, ajo ka pyetur “se për kë punon LVV-ja dhe qeveria ‘Kurti’?”.
Qeveria dje tha se vendimi për të mos vazhduar me këtë projekt erdhi pasi u kërkuan informata shtesë nga MCC-ja, por që MCC-ja u tha se i ka afatet strikte kohore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




