Drejtësia

Tahiri reagon pas vendimit: Më vjen keq, është thjesht padrejtësi!

Sajmir Tahiri e ka quajtur padrejtësi vendimin e GJKKO-së që e dënoi me 3.4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm.

Ish-ministri shkruan se nuk e priste të shkonte kështu, ndërsa falënderon këdo që e mbështeti gjatë kësaj periudhe të gjatë.
“Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjesht PADREJT!SI!”, – është komenti i tij pas dënimin me burg nga GJKKO.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë