Politike

Tabaku: Shqipërisë i është larguar një qytet me 45 mijë banorë çdo vit! Kërkojmë seancë dëgjimore me INSTAT

Deputetja e PD Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, shprehu shqetësimin për tkurrjen e popullsisë dhe largimin e saj në emigrim. Ajo foli për të dhënat e Censit të raportuara nga INSTAT javën e shkuar dhe ka kërkuar që të mbahet një dëgjesë me drejtoreshën e INSTAT në lidhje me temat kryesore që e kanë shqetësuar këtë proces.

Sipas Tabakut, shqetësime ka pasur për vonesat, për mungesën e transparencës, që sipas saj “është një sëmundje e qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj”.

“Ne kemi nevojë, që sot të dhënat e Censit dhe interpretimet e tyre që lidhen sëpari me zhvillimin e territorit, së dyti me çështje që ndoshta nuk i takojnë këtij Komisioni si reforma territoriale apo zgjedhore dhe së treti me çështje të cilat lidhen me elementë kryesisht me punën e këtij Komisioni si politika ekonomike, shpërndarje buxheti, llogari fondesh për bashki”, tha ajo.

“I takon Komisionit të Ekonomisë që të organizojmë një seancë dëgjimorë me INSTAT për të diskutuar së pari procesin, së dyti mungesën e transparencës, faktin se pse të dhënat e Censit u publikuan 6-8 muaj pas përfundimit të Censit ndërkohë që në vende të tjera të ngjashmë ekuivalente procesi ka qënë më ndryshe. Besoj që një sqarim për problematikat, për vonesat, se çfarë ndodhi, i detyrohet këtij Komisioni ky institucion”, tha Tabaku.

Sipas saj, duke i marrë të mirëqëna ato të dhënat dhe duke ngritur pikëpyetjet për vërtetësinë e këtyre të dhënave, “ne kemi nevojë që sot të dhënat e Censit dhe interpretimet e tyre që lidhen sëpari me zhvillimin e territorit, së dyti me çështje që ndoshta nuk i takojnë këtij Komisioni si reforma territoriale apo zgjedhore dhe së treti me çështje të cilat lidhen me elementë kryesisht me punën e këtij Komisioni si politika ekonomike, shpërndarje buxheti, llogari fondesh për bashki”.

“Si ndikon kjo në rritjen ekonomike? Si ndikon kjo në politika që do ndërmerren në lidhje me ndarjen buxhetore jo në vetëm në nivelin e bashkive, por dhe të infrastrukturës që do e ndjek atë. Si do e përdorim Censin si një mjet për të orientuar investimet publike dhe jo vetëm?”, ngriti pikëpyetje Tabaku, e cila shtoi se duke i marrë të mirëqëna ato që janë publikuar, popullsia e Shqipërisë është 400.000 banorë më pak. “Shqipërisë i është larguar çdo vit një qytet me madhësinë e 45.000 banorëve”, u shpreh ajo.

“Ta lëmë politikën mënjëanë dhe ta shohim si një këmbanë alarmi dhe si ndikon kjo në arsim, në rëgjistrimet e nxënësve të rinj në shkolla, janë 220.000 nxënës më pak të regjistruar në shkolla; janë 350.000 apartamente bosh… dhe janë gjëra që kanë nevojë për t’i diskutuar në Komision dhe si të reflektohen në vendimmarrje”, u shpreh deputetja e PD.

“Kemi akoma kohë që të shtojmë një raportim të këtij institucioni dhe një debat për të dhënat e Censit në kalendar. Sot kemi nevojë kemi për qartësi, për procedurën dhe metodologjinë, sesi do t’i përdorim këto shifra në vendimmarrje. Në fund të ditës prandaj e hartuam dhe ndërtuam që këto shifra të përdoren në funksion të vendimmarrjes. Nuk kanë asnjë vlerë nqs këto shifra do jenë një raport tjetër që nuk përdoren për buxhetin, për shpërndarjen e fondeve dhe së treti për të dhënat që ne na shërbejnë në Komision”, tha Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë