Nga Gazeta ‘Si’- Edhe pse në primaret e PD doli ndër më të votuarat në Tiranë, deputetja demokrate Jorida Tabaku u pozicionua në listat e hapura në Tiranë.
Me anë të një reagimi në Facebook, Tabaku shkruan se sot nis një sfidë të re, betejën për Tiranën në listën e hapur.
Ajo thekson së në Partinë Demokratike asgjë nuk i është falur, por e ka fituar me punë dhe përkushtim.
“Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë!”, shkruan deputetja e PD.
Ajo shkruan se do të jetë në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që e votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar.
“Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.