Politike

Tabaku: Qeveria të heqë dorë nga tenderat e të ndihmojë qytetarët. Paketa qesharake!

Nga Gazeta 'SI' - Deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu kundërshtuan paketën Anti-krizë të qeverisë dhe kërkuan që të pezullohen tenderat për investime të panevojshme në kohë krize dhe paratë të shkojnë për të ndihmuar qytetarët.

Deputetja Tabaku tha se vendimet duhet të ishin marrë që shtatorin e kaluar.

“Masa e fundit që merr qeveria është të bëjë tendera dhe koncesione. Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve dhe të sigurohen kursime. Nuk e kemi luksin të paguajmë. Tenderat duhet të ishin pezulluar dhe çdo gjë duhet të kishte shkuar për ndihmën ndaj qytetarëve.  Sot miratohet një gjysmë paketë që nuk quhet paketë me 50 mln euro që është ndryshim rutinë i buxhetit. Këto janë shqetësime për krizën ekonomike. Këto duhet të jenë tema debate për këdo dhe i thërrasin qytetarët në protestë dhe kolegët në parlament për të ngritur zërin për këto abuzime të qeverisë,” deklaroi Tabaku.

Deputeti i Agalliu theksoi se rritja e të ardhurave erdhi si pasojë e çmimeve të larta dhe jo meritë e qeverisë.

“Në këtë akt normativ të buxhetit të vitit aktual, nuk ndryshojnë parashikimet qeveritare mbi vlerën nominale të PPB-së. Aspektet kryesore në këtë akt normativ:  Rritja me rreth 30 miliardë lekë të pritshmërive për të ardhurat totale krahasuar me planin qeveritar te vendosur ne aktin e mëparshëm normativ mars 2022.

“Pyetja që shtrohet është ku shkojnë këto para? A shpërndahen drejtë në ekonomi duke i krijuar asaj frymëmarrjen e nevojshme, duke përkrahur shtresat vulnerabël, duke mbështetur sipërmarrjet familjare? A shkojnë këto para për infrastrukturë, për shkolla e spitale, për fermerët dhe bujqësinë? A shkojnë këto para për pensionistet, për familjet në nevojë, për paga të policëve, mjekëve dhe stafeve akademike apo shkojnë për të paguar faturat e një sistemi korruptiv i cili po boshatis Shqipërinë çdo ditë e më tepër? Apo shkojnë për të paguar inceneratorët dhe tenderat korruptivë?”, tha Agalliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë