Politike

Tabaku: Frika ndaj SPAK po shtyn PS të kontrollojë drejtësinë, po prishet çdo ekuiliber i Kuvendit

“Ngritja e një e grupi pune nga një forcë e vetme partiake, pra nga Partia Socialiste, për të monituar institucionet e pavarura se si plotesojnë detyrimet e procesit të integrimit më së pakti janë shqetësuese, më së shumti janë shkelje e çdo balance të mbetur të kontrollit në parlament”, shkruan deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Sipas saj, parlamenti prej kohësh ka nisur të humbasë atë funksionin e kontrollit dhe balancës ndaj qeverisë duke u shndërruar nga instrument kontrollues në një pushtet noterial për qeverinë.

“Gjithsesi as në ëndrrat më të këqija nuk qe menduar që Grupi Parlamentar PS do kishte pushtetin absolut për të kontrolluar pushtetin gjyqësor ndërkohë që është noteri I qeverisë. E gjithë kjo histori që zhbën tërësisht detyrën më parësore kushtetuese të parlamentit më së paku është prishja e çdo fije ekuilibri që i ka mbetur kuvendit.

Raportin e plotësimit të kushteve të BE, raportimin për kalendarët e punës, detyrimet nga progres raporti etj ligji ja cakton së pari Këshillit Kombëtar të Integrimit që u ngrit posaçërisht pas një dakordësie bipartiane dhe me frymëzimin nga eksperienca më e mirë e rajonit. Qëllimi i këtij Këshilli ka qenë dhe mbetet raportimi i plotë i institucioneve të pavarura, përfshirë dhe ato të drejtësisë, për punën e tyre në raport me kriteret e BE”, sqaron Tabaku.

Ndërkohë që raportimet vjetore periodike dhe të detajuara kryhen çdo vit pranë komsioneve parlamentare që i kanë pjesë të punës të rregulluar me ligj dhe rregullore kuvendi.

“Përtej frikës, trembjes dhe zhgjëndrrave me SPAK që shohin të gjithëpushtetshmit arrogantë, Shqipëria nuk ua ka këtë borxh. Aq më tepër kur presim nga dita në ditë hapjen e negociatave për dy kapituj, kur Kuvendi pret të nisë rolin e tij në këtë proces. shqiptarët nuk kanë luksin që të bëjnë “mbrapa kthehu” për hatrin e Partisë që ashtu ka një hall me Drejtësinë e Re dhe të pavarur. Askush ska ndërmend të kthehet pas tek partia shtet e shteti parti edhe drejtësi!

E këmbëngulja që të ndodhë e tregon qartë se kush ka hallin me SPAK.

Shqipëria duhet të ndahet nga kjo rrugë një herë e përgjithmonë”, shkruan ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë