Politike

Tabaku e Bardhi, propozim ligjor për profesionistët e lirë: Pas vendimit të Kushtetueses, tu rimbursohet çdo qindarkë

Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, në emër të grupit të PD-së, kanë propozuar një ndryshim ligjor që ka si synim zbatimin e vendimit të gjykatës Kushtetueses për profesionet e lira.

Të dy deputetët pohojnë se, ‘dy muaj pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar taksën mbi Profesionet e Lira si një taksim antikushtetues dhe të padrejtë, mijëra taksapagues ankohen se nuk po u kthehet pas pagesa’.

Sipas tyre, qeveria, është përpjekur që ta anashkalojë këtë veprim ç’ka bën që miliona euro të profesionistëve të lirë të mbahen "peng" 

Në këto kushte, deputetët Bardhi dhe Tabaku  kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore për rimbursimin e taksave të paguara nga profesionistët e lirë.

"Ky është propozimi ligjor që, bashkë me z. Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lirë" , shkruan Tabaku

Tabaku kritikoi qeverinë për mosveprimin e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

"Nëse një qytetar apo biznes do të ishte debitor ndaj qeverisë, ajo do të përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë borxhin. Sot, kur është radha e qeverisë t'u kthejë paratë qytetarëve, ajo heziton" u shpreh ajo.

Gazmend Bardhi, në mbështetje të këtij propozimi, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme si shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. "Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në krah të tyre dhe të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend," deklaroi Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë