Politike

Tabaku: Dialogu me mbikëqyrjen ndërkombëtare, rruga e zgjidhjes Kosovë-Serbi

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, reagoi pas lirimit të tre policëve të Kosovës.

 “Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës. Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes”, thotë ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë