Kryeministri Edi Rama u rrek të theksonte në turin e tij dy ditor ballkanik se Ballkani i Hapur nuk ishte nismë dhe as kompani e tij private, ku ecuria në të ardhmen do të varej vetëm nga një përgjigje e tij. Por ndryshe e sheh Jorida Tabaku investimin disa vjeçar të Edi Ramës për këtë nisme.
“Ballkani i Hapur, ashtu siç u hap, u mbyll po në Tiranë. Duke prodhuar në fund të ditës vetëm: Debat, polemika dhe kundërshti
Edhe përpjekje diplomatike, energji dhe konsum Për ta mbrojtur atë. Rezultati? Vetëm 100 postime në Facebook Asnjë ndryshim real . As në jetën e biznesit. As të qytetarëve. As nxitje tregtie në rajon. Por as afri më shumë mes vendeve tona. Kush duhet të kishte qenë zgjidhja? Qeveria shqiptare duhet të kishte përdorur dhe shfrytëzuar në maksimum Procesin e Berlinit Që nga samiti i Poznan, qeveria shqiptare dështoi të paraqiste projekte; në infrastrukturë, në energji, në digjitalizim, në procese që e ndihmonin këtë treg. Për tu zmadhuar, për tu zhvilluar.
Njëkohësisht, për të lëvizur nga paradhoma e përjetshme e integrimit. Por, qe një mundësi e jashtëzakonshme për të zgjidhur. Mosmarrëveshjet tona rajonale, si ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë platformë, si një mundësi e artë. Për t’i anashkaluar këto çështje të debatit hap pas hapi. Unë besoj që kjo është e ardhmja për Shqipërinë. Kjo është e ardhmja për rajonin…”, thotë Tabaku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje