Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku reagoi sot në lidhje me vendimin e ERE-s për hyrjen në fuqi më 1 tetor të fashës 800 kwh për energjinë elektrike.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku tha se “nga 1 tetori, rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Kjo, si pasojë e dakordësisë së ERE dhe qeverisë shqiptare për t’ia kaluar gjobën e korrupsionit qytetarëve”.
Ajo theksoi se “megjithëse Shqipëria futet në stinën e shirave dhe ndonëse gjithë Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen e çmimeve”.
“Në 9 vite janë marrë 500 mln € borxhe për sektorin energjetik dhe sërishmi energjia është në ngërç. Ku kanë shkuar borxhet për energjinë?! Një ditë pas këtij vendimi që e kthen vendin më të varfër në rajon, Shqipërinë, në vendin me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, bursa e çmimeve të energjisë ka rënë për energjinë elektrike. Ndërsa Europa dhe qeveritë e përgjegjshme vendosin buxhetin në funksion të qytetarëve. Këtu ndodh e anasjellta! Klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve. Me gjithë përpjekjen e djeshme ku bashkë me kolegun Hoxha luftuam për mos t’ia kaluar barrën e korrupsionit tek çmimi faturës së qytetarëve, ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve”, tha Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



