Euro 2020

Syze speciale për reflekset, kështu portieri Somer ndali Mbape

Një palë syze dielli speciale për të stërvitur reflekset. Ky është sekreti i Jan Somer, portierit të Zvicrës, që kualifikoi skuadrën e tij për në çerekfinale të Euro 2020, duke pritur penalltinë e Kilian Mbape. Kompania japoneze që i prodhon këto syze ka saktësuar se mjaftojnë 15 minuta në ditë, në ditë të ndryshme për dy muaj, për të garantuar një reagim më të mirë të personit që i mban.

Teknologjia pas syzeve japoneze ashtë ajo e dritave të forta, atyre që zakonisht gjenden në diskoteka. Lentet goditen nga drita që ndizen dhe fiken në intervale të shkurtra të rregullta. Këto “flash”-e të vazhdueshme e lejojnë atë që i mban të ketë një vizion të ngadalësuar. Kështu, topi nuk perceptohet si një lëvizje fluide, por si në foto. Është një lloj vizioni që i ofron një stimul neurologjik sportistit, që ka mundësinë të bëjë më mirë koordinimin sy-dorë-top.

Somer në stërvitje me syze. Gazeta Si, 30 qershor 2021

Në futboll kjo teknologji nuk është përhapur ende në masë, ajo përdoret gjerësisht në sportin amerikan, sidomos në MLS, në ligën e bejsbollit, ku të gjitha skuadrat përdorin këto lente. Ndoshta pas suksesit që ka pasur Jan Somer, do të shohim më shumë portierë të stërviten me syze dielli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë