Kur duhet diçka më shumë se 1 orë nga fillimi i ndeshjes ndaj Andorrës, Sylvinho zyrtarizon formacionin për sfidën e dytë eleminatore në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.
4-3-3 është skema e përzgjedhur me Strakoshën që la pas dëmtimin e pësuar në Wembley. Përpara tij luajnë Balliu (nga e djahtha), Ajeti dhe Gjimshiti në qendër dhe Aliji në krahun e majtë.
Në mesin e fushës do të luajnë Asllani, debutuesi Shehu dhe Laçi. Tridhëmbësh edhe në sulm me Brojën, Hoxhën dhe Manajn ku Broja dhe Hoxha e nisën nga stoli në “Wembley” ndërsa Manaj e fillon sot fushatën e tij eleminatore.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.
Andorra: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.