Kuqezinjtë do të kthehen në fushë për eleminatoret e rradhës ndaj Serbisë dhe Letonisë përkatësisht në datat 7 dhe 10 Qershor, respektivisht në “Arena Kombëtare” dhe “Skonto Stadions”. Traineri Sylvinho bëri të ditur emrat e grumbulluar për këto ndeshje ku objektiv kryesor janë 6 pikë. Kujtojmë që kuqezinjtë e nisën me humbjen në “Wembley” dhe fituan ndaj Andorrës në Arenën Kombëtare. Lojtarët e grumbulluar janë si më poshtë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.