Kombetarja

Sylvinho shpall listën e ‘fundit’ – konfirmohet Cake, kthehet Tuci!

Nga Gazeta Si – Kuqezinjtë do të fillojnë grumbullimin ditën e hënë për eleminatoret e fundit drejt Botërorit amerikan dhe traineri Sylvinho shpalli pak më parë listën e lojtarëve për sfidat ndaj Andorra-s dhe Anglisë.

Në të bie në sy konfirmimi i Klinsman Cakes (do të luajë ndeshjen e dytë) që “nxjerr” jashtë Enea Mihajn.

Ndërsa në sulm, kthimi në Kombëtare i Indrit Tucit që po bën një paraqitje të mirë në futbollin turk.

Paraqitje të mira që vazhdojnë të mos vlejnë për Anis Mehmetin apo dhe Ernest Muçin që nuk po e gjen rrugën e kthimit.

Kombëtarja do të grumbullohet në Barcelonë, ku do të përgatitet për transfertën ndaj Andorrës (13 Nëntor) në “Estadi FAF Encamp”, ora 20:45.

Ndërsa eleminatoret mbyllen në “Arenën Kombëtare” ndaj Anglisë më 16 Nëntor në orën 18:00. Kuqezinjtë janë shumë pranë kalimit për herë të parë në fazën Playoff pë Kupën e Botës.

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë