Kombetarja

Publikohet lista e kombëtares për Euro 2024 / Jashtë Cikalleshi, Uzuni dhe Bare, rikthehen Daku e Abrashi. Silvinjo: Zgjedhje të vështira

Gazeta Si - Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka shpallur listëm paraprake të lojtarëve që do të grumbullojë për finalet e Euro 2024-ës.

Mungesa të mëdha janë padyshim sulmuesit Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, teksa janë ftuar Arbër Hoxhaj, e Rey Manaj.

Surprizë është Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U 21, që ka luajtur titullar me Leçen javët e fundit, por edhe portieri Simon Simoni. Jashtë listës kanë ngelur edhe Keidi Bare dhe Federik Veseli.

Të gjithë këta futbollistë do të vihen në dispozicion të trajnerit për të garuar për një vend në listën zyrtare të 26 futbollistëve që do të shkojnë në Gjermani, e cila do të publikohet zyrtarisht më 7 qershor.

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.

LISTA

PORTIERË: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni

MBROJTËS: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

MESFUSHORË: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

SULMUES: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj Manaj, Taulant Seferi.

Në fillim të fjalës së tij, Sulvinjo ka falënderuar të gjithë ata futbollistë që kanë bërë rrugërimin e gjatë deri në finalen e Euro 2024.

“Respekti im për të gjithë ata. Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studime, analiza, karakteristika, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund t’i marr të gjithë. Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës. Luajmë për 3 milionë shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën”.

Silvinjo thekson se “puna me një kombëtare është ndryshe nga klubet, patëm 2 miqësore në mars që u dhamë mundësinë disa lojtarëve që nuk iu dhamë më përpara ti provonim. Në miqësore bëmë disa testime dhe provuam disa lojtarë që donim të provonim”.

Duke shpjeguar zgjedhjet e tij, braziliani deklaroi: “Zgjedhja ime është e vështirë, por dua t’i falënderoi të gjithë lojtarët, nuk mundem që të ftoj më shumë lojtarë. Jam i bindur që grupi i lojtarëve është i qetë, kam qenë vetë futbollist dhe e di se çfarë do të thotë të rrish në stol ose në tribunë, nuk të vjen mirë, por duhet të pajtohen me vendimet e trajnerit”, u shpreh pas publikimit të listës paraprake trajneri i Shqipërisë, Sylvinho.

Agjenda e kombëtares

Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.

Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).

Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë