Nga Gazeta Si – Për të parën herë kuqezinjtë mbyllën muajin e dytë me dy fitore rradhazi nën drejtimin e Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Sylvinho.
Në total janë 7 ndeshje rradhazi pa humbje dhe kjo për të dytën herë. Shqipëria kishte zhvilluar 8 ndeshje pa humbje në periudhën Qershor-Nëntor 2023 që përkon me eleminatoret e “Euro 2024”.
Tetë ndeshje rradhazi pa humbje të ndara në 5 fitore (njëra në miqësoren ndaj Bullgarisë) dhe 3 barazime siguronin pjesëmarrjen në Evropianin e dytë (në fushatën e parë nën drejtimin e brazilianit) në 3 edicione.
Pas rezultateve zhgënjyese në UEFA Nations League, duket se kuqezinjtë dhe Sylvinho po funksionojnë sërish dhe fitorja ndaj Jordanisë ishte e katërta rradhazi (si asnjëherë më parë) dhe e pesta në 7 ndeshjet e fundit (2 barazimet e Qershorit plotësojnë serinë).
Shqipëria tashmë ka një rekordmen të ri (Hysaj me 94) sa i përket ndeshjeve me fanellën e Kombëtares (që la pas Canën me 93) dhe ajo nuk ka humbur asnjëherë 3 ndeshje rradhazi nën drejtimin e Sylvinhos që nga 1 në 10, shqiptar ndihet 9.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



