Kombetarja

Sylvinho kërkon golat në play-off: Na duhet të futemi në zonë, Muçin e shoh si sulmues!

Nga Gazeta ‘Si’- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo zbuloi sot listën me 26 lojtarët e ftuar për ndeshjen e play off-it kundër Polonisë.

 Pas kësaj, ai ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Mungesat dhe risitë – “Manaj është një futbollist emblematik për ekipin, vendin, federatën, po bënte shumë mirë. Ne duhet të përshtatemi me situatën, të qajmë nuk vlen, sepse kemi të tjerë, ky është avantazhi i federatës, se dera është e hapur. Manaj kishte një dëmtim të rëndësishëm, për fat të keq edhe Daku nuk ka asnjë minutë në 2026. Atëherë përshtatesh. Duhet të mendosh, rimendosh e bësh gjëra. Dera është e hapur, kemi 2-3 lojtarë që vijnë dhe jam shumë i lumtur padyshim edhe për ta. Sa i përket Pllanës e Pilos, prej kohësh jemi pas tyre. Është në rregull, momenti i duhur, ndeshje e rëndësishme e shihet. Ndaj kemi edhe një situatë të një futbollisti që është në një situatë të veçantë që duhet parë. Kemi 3 ditë përgatitje për të shkuar në fushë në gjendjen më të mirë ndaj Polonisë.

Muçin unë e shoh si sulmues, luan edhe në dy pozicione të tjera, është një lotjar që shënon, ka tiparë ofensive dhe më pak difensive. Mehmetin e kemi sjellë ne 3 vite më para është rritur e shoh si sulmues krahu është përmirësuar, Muçin e shoh si sulmues, nëse nuk ke sulmues pykë 9 duhet të gjesh lojtarë që të shënojë. Bajrami është ai që ka shënuar më shumë, 7 gola, Asani me 6 dhe Asllani me 4. Ka opsione të tjera përveç Manaj si Uzuni, Muçi, Mehmeti dhe Bajrami”

Problemet në mbrojtje – “Kjo nuk është një ndeshje për eksperimente, Pilo është me eksperiencë, është 25 vjeçar, është gati. Sot është gjithçka në rregull dhe mund ta marrim. Sa i përket Pllanës, është e njëjta. Na mungon një mbrojtës qendre, herën e fundit kemi parë Cakën. Për një herë do bëjmë 26 dhe me Pllanën i cili njeh mirë kampionatin polak se luan atje, e kemi parë prej 6 muajsh, është një lojtar që vjen, të shohim atë që është në gjendje të bëjë. Nuk është eksperiment, është nevojë.

Mund të merrja 23, por mendoj se është një ndeshje shumë e  rëndësishme, merren 26 e pastaj të shohim. Kemi njerëz që vijnë me pak minuta, që janë kthyer një javë më parë. Një situatë e veçantë, e them Asani, kam folur me të. Kam menduar si trajner që është ndeshje e rëndësishme, nuk është eksperiment, unë duhet të kem zgjedhje. Nuk mund të shkoj me 23, sipas meje marrim 26 që të zgjedhim. Të mos harrojmë që për të ardhur këtu, kemi bërë shumë sforco, përkushtim. I kam thënë të gjithë lojtarëve që për fat ekipi është i hapur dhe nuk janë të njëjtët nga marsi i kaluar e deri tani, por i falënderoj të gjithë që kanë bërë sforco për të ardhur këtu, për të gjithë punën që kemi bërë. Shkojmë në 100% për të bërë më të mirën, për ne, federatën, për kombin. Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë për të ardhur këtu”.

Mungesa e Seferit – “Ne kemi një dëshirë të madhe të luajmë dhe e përsërit që është një kënaqësi e madhe të përfaqësosh Shqipërinë në play-off për të shkuar në Botëror. Kemi parë ndeshje të rëndësishme të play-off të 2022, për të kuptuar gjëra të tjera që ndodhin, ishin Suedia, Polonia, Çekia, kemi parë kualifikueset e Botërorit të kaluar.

Ne kemi 26, nuk mund t’i kemi të gjithë, nëse marr Seferin mbetet jashtë një tjetër. Përse more këtë e jo atë? Ndodh, e kam lexuar. Edhe Brazili për shembull ku është Ançeloti, Martinez në Portugali. Unë ndjej për shumë trajnerë këtë debat që është i bukur, ne mendojmë për gjithçka por nuk mund të kemi gjithçka, sipas meje jemi të mbuluar në mesfushë në mbrojtje.

Ne duhet të mendojmë si të sjellim ekipin më afër zonës kundërshtare, se ke nevojë të shënosh, sepse nëse nuk shënon nuk shkon para. Jemi krenarë me lojtarët që kemi, kemi bërë zgjedhje, nuk mund të kem 30-32 lojtarët. I kam falënderuar të gjithë që kanë bërë rrugëtimin, por jemi të bindur se me këta 26 mund të ecim para, jam i bindur që me këta lojtarë kemi mundësinë të përshtatemi dhe të shkojmë para”./


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë