Euro2024

Sylvinho: Kam 2-3 dilema për formacionin me Italinë. Kemi grup të fortë por mundemi të bëjmë mirë

Nga Gazeta 'Si'-Në konferencën e fundit për media, para sfidës së mbrëmjes së të shtunës në “Signal Iduna Park” përballë Italisë, tekniku i Kombëtares, Sylvinho zbuloi se ka 2-3 dilema për formacionin që do të hedh në fushë.

“Kemi pasur garë të vështirë gjatë kualifikuesve, është nder i madh të jem me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq që kapiteni u largua pasi nuk luajti në 2016 dhe jam i kënaqur që është këtu. E meriton. Ne jemi në një grup shumë të vështirë, jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë, por do të shkojmë për të garuar, për të luftuar për çdo pikë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballë Italisë. Gjatë sesionit të stërvitjes do të vendosim për 2 apo 3 emra të tjerë. Por 11 titullarë është thuajse e sigurt. Në një stadium aq shumë të mbushur me ngjyra kuqezi, besoj se do të jetë përgjegjësi shumë e madhe për ne.”

Sylvinho u ngacmua nga gazetarët për deklaratën e para disa ditëve, ku tha se është i gëzuar që miku i tij nga koha e Interit, Roberto Mançini nuk është më në stolin e të kaltërve.

I pyetur nëse është i lumtur pasi mendon se Italia e Spalletit është më e dobët se ajo e Mançinit, tekniku brazilian tha se "Axurrët" mbeten një top skuadër dhe ata zbresin në fushë për të fituar kompeticionin, ndërsa Shqipëria do të luftojë për çdo pikë.

“Nuk kam folur me Roberton për 6 muajt e fundit. Ai bëri një punë të mrekullueshme duke fituar Europianin. E njoh prej 20 vitesh dhe ekziston diferencë e madhe midis Italisë së tanishme dhe asaj të tij. Italia ka lojtarë të mrekullueshëm. Kanë shpejtësi, shkathtësi. Kanë trajner të mrekullueshëm. Spalleti ka bërë punë të madhe. Italia është një top skuadër dhe kur del në fushë del për t’i fituar të gjithë kompeticionet. Por ne do të bëjmë më të mirën e mundur dhe për të dalë me pikë nga kjo sfidë.”

“Para së gjithash jam i lumtur që jam këtu, kemi pasur një garë të vështirë në kualifikuese dhe është nder të jem me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq që kapiteni (Gjimshiti) nuk ka luajtur në 2016, por më vjen mirë për mundësinë që tashmë është dhe e meriton. Ai na përfaqëson shumë mirë. Ne jemi në një grup shumë të vështirë, është një kompeticion i madh. Por, do të futemi për të garuar dhe për të luftuar për çdo pikë dhe për ta pasur një kampionat të mrekullueshëm. Do të jetë e vështirë ndaj Italisë, pas stërvitjes do të vendosim për formacionin, edhe pse është pothuajse i vendosur formacioni. Kemi shumë shqiptarë nëpër botë, në Gjermani, Italia po Zvicër, për ne është një përgjegjësi e madhe që t’i përfaqësojmë. Stadiumi në masën më të madhe do të jetë kuqezi dhe kjo është përgjegjësi e madhe për ne. Ka shumë diferenca mes Italisë së kaluar dhe asaj të tanishme. Por, Italia është një skuadër e nivelit më të lartë, ka lojtarë të shpejtë dhe një trajner të mrekullueshëm. Mancini ka bërë punë të madhe, Spalletti po ashtu. Kanë eksperiencë, janë një “top” skuadër. Kur futen në fushë, e bëjnë për të fituar kompeticionin. Por, edhe ne do të futemi për pikë”, u shpreh Sylvinho.

Kësaj jave keni folur për tensionin e ndier dy ditë para ndeshjes me Moldavinë. Si ka qenë nata e djeshme për ju, atmosfera para Italisë?

Ju më njihni shumë mirë, kemi biseduar me njëri tjetrin, pas ndeshjes së Moldavisë, ku e kemi stampuar biletën për në Europian. Tani, gjashtë muaj më vonë, ndjenjat janë si atë natë. Skuadra është e motivuar, djemtë janë të gatshëm. Do të jetë një ditë e mrekullueshme për të përfaqwsuar vendin tone. Është dita me më shumë emocione dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme.

Do të doja t’ju pyesja se çfarë Italie prisni. Spalletti mund të luajë me tre apo katër mbrojtës? Kush do të luajë në portë Berisha apo Strakosha?

Me atë që kemi parë, ata mund të përshtaten me sistemin 3-4-3 dhe 4-3-3, mund të ndryshojnë sistemin në varësi të kundërshtarit. Janë të vështirë për t’u thyer. Italia ka një anë të fortë, mbrohet shumë mirë, dhe e mban topin me pozicion të qëndrueshëm. Ka lojtarë që vrapojnë shumë dhe kanë shkathtësi të theksuara. Ne kemi edhe një seancë stërvitore pastaj do të vendosim për formacionin titullar.

Kapiteni dhe trajneri i Italisë janë shprehur se duhet të fitojnë. Do të dëgjojmë edhe Spanjën dhe Kroacinë që do të thonë të njëjtën gjë. Presioni është te skuadrat e mëdha, ndoshta Shqipëria, pa presion fare, mund të përfitojë…

E dimë se çfarë garë e madhe është se sa të mëdhenj janë kundërshtarët tanë. Ata që janë favoritë, mund të hasin vështirësi. Ne kemi ardhur për të luajtur. Ata s’mund t’ua lejojnë vetes gabimet, e kemi parë edhe te Brazili që nuk është e lehtë. Ne do të zbresim në fushë për të luftuar për çdo pikë. Çdo gjë mund të ndodhë gjatë 90 minutave.

Sa kohë keni harxhuar për të analizuar Italinë, ka dilema për formacionin startues?

“Ne i kemi studiuar që të tre kundërshtarët, jemi përqëndruar shumë te Italia si ndeshje e parë. Kemi punuar gjashtë apo shtatë ditë, një kohë e mjaftueshme për të ndërtuar një strategji. Pastaj kemi menduar edhe për dy ndeshjet e tjera. Për Italinë, dëshira jonë është të zbresim në fushë dhe të luajmë mirë”.

A kanë arritur lojtarët formën optimale?

“Sa i përket nivelit të përgatitjes fizike, sa më shumë luan një lojtar aq më mirë. Por, më duken shumë mirë fizikisht”.

Mendoni që Mitaj dhe Daku mund ta përmirësojnë skuadrën, apo do të preferonit që në vend të Rusisë të luanin në një vend tjetër europian?

“Janë dy lojtarë shumë të mëdhenj, të mrekullueshëm. Daku është shumë i mirë, ata mund të përmirësohen në Rusi. Është një ligë e fortë në aspektin fizik. Mitaj është një lojtar taktik, e dua dhe e kam sjellë kur ishte 19-vjeç.

E kam parë në kombëtare, mund ta ndihmoj shumë kombëtaren. Ka bërë një punë shumë të mirë. Më pëlqejnë që të dy dhe e di se mund të përmirësohen shumë në Rusi, por edhe në vende të tjera”.

Kundërshtarët tanë, të mëdhenj dhe favoritë, por mund t’i vëmë në vështirësi

Sylvinho gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Italinë u pyet për sistemin e lojës së këtij kundërshtari, që sipas brazilianit, ndryshon në varësi të situatave.

“Me atë që kemi parë, ata mund të përshtaten me sistemin 3-4-3 dhe 4-3-3, mund të ndryshojnë sistemin në varësi të kundërshtarit. Janë të vështirë për t’u thyer. Italia ka një anë të fortë, mbrohet shumë mirë, dhe e mban topin me pozicion të qëndrueshëm. Ka lojtarë që vrapojnë shumë dhe kanë shkathtësi të theksuara. Ne kemi edhe një seancë stërvitore pastaj do të vendosim për formacionin titullar”.

Sa i përket faktit që presioni i rezultatit anon te kundërshtarët e Shqipërisë, trajneri i kuqezinjve paralajmëroi se edhe Brazili ka hasur vështirësi me skuadra të ashtuquajtura të vogla.

“E dimë se çfarë garë e madhe është se sa të mëdhenj janë kundërshtarët tanë. Ata që janë favoritë, mund të hasin vështirësi. Ne kemi ardhur për të luajtur. Ata s’mund t’ua lejojnë vetes gabimet, e kemi parë edhe te Brazili që nuk është e lehtë. Ne do të zbresim në fushë për të luftuar për çdo pikë. Çdo gjë mund të ndodhë gjatë 90 minutave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë