Nga Gazeta Si – Traineri i Kombëtares doli përpara medias për ndeshjet e Shtatorit.
Braziliani falenderoi FSHF për impenjimin e kushtet optimale të grumbullimit në Spanjë, prej nga ku kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjibraltarit për miqësoren e 4 Shtatorit.
Sylvinho e vlerëson kundërshtarin si të duhurin për t’iu dhënë minuta atyre që kanë luajtur më pak.
Këtu përmendi Adrian Bajramin, Medon Berishën dhe Adrion Pajazitin që pasi kanë bindur me Shqipërinë U21, nuk kanë luajtur ende 45’ me skuadrën e parë.
Sa i përket dëmtimit të Adrian Ismajlit, traineri zbuloi bisedën e zhvilluar me të.
“Ka një dëmtim të lehtë dhe i duhet qetësia për të rifituar formën fizike. Si në çdo transferim të ri, edhe atij i duhet pak kohë për t’u përshtatur me ambientin e ri dhe klubin” – shpjegoi braziliani.
Për ndeshjen me Letoninë, Sylvinho vlerësoi përgjigjen dhe gatishmërinë e Nedim Bajramit dhe Ernest Muçit.
Jo në një moment të mirë por që janë gati për ndeshjen me Letoninë.
Referuar ndeshjes së 10 Qershorit në “Skonto Stadions” të Riga-s, traineri i kuqezinjve vlerësoi maksimalisht Letoninë, për përballimin e të cilës tha se i duhen lojtarë të familjarizuar me taktikën dhe strategjinë e tij.
Në varësi të asaj çka ndodhi në ndeshjen e 4 eleminatore, për një sukses maksimal në shtëpi, kuqezinjtë do të bëjnë ndryshimet e nevojshme.
Sa ju përket lojtarëve nga Kategoria Superiore që në Kombëtare dërgon vetëm Alijin dhe Dajsinanin, traineri vlerësoi Klevi Qefalijan (luan me këmbën e majtë, ka një dalje të bukur dhe taktikisht është lojtar inteligjent) të cilin e kishte ndjekur edhe në sfidën Dinamo City-Jagiellonia.
Ndërsa inkurajoi përmendi Egnatian, Tiranën, Dinamo City-n dhe Partizanin si skuadrat nga ku në të ardhmen mund të grumbullohen lojtarë në Kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



