Ne rrjet

SWIFT: Po presim nga autoritetet emrat e bankave ruse që do të shkëputen

SWIFT tha të martën se po priste të shihte se cilat banka do të shkëputen nga sistemi i saj global i mesazheve financiare, pas vendosjes së sanksioneve në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton Reuters.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Britania ranë dakord të shtunën që bankat e etiketuara ruse të hiqen nga sistemi SWIFT një mënyrë kjo për t’i dëmtuar ato që të operojnë globalisht

“Ne gjithmonë do të respektojmë sanksionet” tha SWIFT në një deklaratë të martën.

“Ne po angazhohemi me këto autoritete për të kuptuar se cilat subjekte do t’i nënshtrohen këtyre masave të reja dhe do t’i shkëputim ato pasi të marrim udhëzimet ligjore për ta bërë këtë gjë.”

Bankat përdorin sistemin SWIFT me bazë në Belgjikë për të dërguar miliona mesazhe financiare çdo ditë

Këshilli i BE-së, i cili pritet të publikojë një listë të bankave të prekura, nuk ishte në gjendje të komentonte menjëherë.

Sistemi financiar botëror po ndërpret lidhjet me Rusinë dhe bankat e saj me qëllim ndalimin e kompanive ruse që të mbledhin fonde në tregjet e huaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë