Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk është kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë dhe kriminelëve.
“Kriminelët nuk kanë kombësi, sepse janë të përzier. Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetet e tyre me ngjyra nacionaliste”, ka thënë Sveçla për mediumin në gjuhën serbe, KoSSev.
“… Ne kemi nevojë për vëmendjen ndaj qytetarëve të thjeshtë, vëmendje për jetë normale, për të mbështetur kategori të tilla dhe për të luftuar kundër këtyre kategorive të tjera”, ka thënë më tej Sveçla.
Ai nuk pajtohet me faktin se është “ndoshta zyrtari më i urryer kosovar në veri”, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se vazhdimisht është në kontakt me qytetarë serbë, OJQ-të dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, por se këto takime nuk janë publike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




