Gazeta Si – Suzuki, skuadra japoneze e motorëve, ka bërë me dije se ka arritur akordin me kompaninë që organizon Botërorin. Mbyllet bashkëpunimi në fund të këtij kampionati.
Akordin me Dorna-n do të thotë lamtumirë zyrtare e Suzukit nga MotoGP. Lajmi për tërheqjen e kësaj skuadre u dha që në muajin maj, por duhej një marrëveshje me kompaninë që organizon Botërorin dhe tashmë ajo është arritur.

“Ne dhe Dorna, – shkruhet në komunikatën zyrtare, – kanë gjetur akordin për ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të sezonit. Ndërpresim edhe pjesëmarrjen në ‘World Endurance Championship’ (EWC) në fund të sezonit 2022.
Do të vazhdojmë të garojmë në kampionatet MotoGP dhe EWC 2022, duke u sforcuar në maksimum për të fituar garat e mbetura”.
Presidenti i skuderisë, Toshihiro Suzuki, u shpreh: “Suzuki ka vendosur t’i japë fund pjesëmarrjes në MotoGP dhe EWC, duke qenë përballë nevojës për iniciativa të tjera. Garat kanë qenë gjithmonë një vend stimulues për inovacionin teknologjik.
Do të investojmë një aktivitet të ri biznesi. Do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të mbështetur pilotët Alex Rins dhe Joan Mir, si dhe skuadrën Suzuki deri në fund të sezonit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




